Gresa Behluli ripërpunon këngën “Çohu Rexho”

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Gresa solli në versionin e saj një këngë shumë të njohur.

Edhe Gresa Behluli vendosi që të lansojë një këngë të re për fansat e saj në këtë fundvit, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja kësaj radhe ripërpunoi në versionin e saj këngën “Çohu Rexho”, të cilën e ka ndër projektet e preferuara.

Përmes një postimi në Instagram, Gresa tha se këtë këngë e kishte dëgjuar për herë të parë nga Nexhmije Pagarusha, e pastaj edhe nga nëna e saj, Shkurte Fejza, andaj pëlqeu ta realizojë në versionin e saj.

““Çou Rexho” ndër kenget e mija të preferuara që paraqet një histori të dhmbshme…
Për herë të parë e kam ndëgju nga kengetarja e madhe Nexhmije Pagarusha pastaj kam pas rastin me ndegju shume here Live në koncerte të ndryshme edhe nga nëna ime @shkurte.fejza kështu vendosa me risjell të përpunuar në stilin tim…
Shpresoj ta pelqeni!💖“, shkruan Gresa

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme