Në periudhën e vetëizolimit, Kejvina Kthella nuk i kursen imazhet provokuese

Prishtinë | 05 Pri 2020 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Ajo vazhdon të jetë njëra prej personazheve më të përfolura në showbizin shqiptar dhe jo më kot.

Fjala është për modelen dhe prezantuesen nga Shqipëria, Kejvina Kthella, e cila sigurohet të rrëmbejë vëmendje sa herë që publikon në rrjetet sociale.

E tillë shfaqet edhe në fotografitë e fundit që ka ndarë në llogarinë e saj, Instagram, derisa në këtë rrjet numëron 542 mijë ndjekës.

Ajo vjen në top-formë në pozat para pasqyrës me tuta sportive ngjyrë gri, e cila në fokus ka vënë asetet e bujshme trupore.

Të shumta kanë qenë reagimet pozitive në hapësirën për komente, edhe pse imazhet janë publikuar vetëm pak orë më parë.

Ylli shqiptar tash e një kohë është larguar nga Shqipëria, për t’i vazhduar aktivitetet prej modeleje në Itali.

Kthella përndryshe arriti famë të madhe në emisionin e komedianit Ermal Mamaqi “Xing me Ermalin”, e më pas u bë pjesë edhe e “Dance With Me”.

Të ngjashme