Nora Istrefi vazhdon të marrë vëmendjen me dukjen tërheqëse në pozat e fundit

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, teksa shpesh komplimentohet për dukjen e saj.

Së fundmi, Istrefi publikoi disa fotografi të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqej e veshur me xhinse dhe një bluzë të bardhë.

Ajo dukej mjaft tërheqëse, teksa siç e bëri të ditur në përshkrimin e fotografive, kishte shijuar një darkë të mirë me miqtë e saj.

“Pak fotografi të shpejta në festën e ditëlindjes së miqve të mi”, ka shkruar Nora në mbishkrimin e fotografisë.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.

Nora ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, teksa ende nuk ka bërë të ditur për fansat nëse ka diçka të re në këtë drejtim. 

Të ngjashme