Oriola rikthen imazhet verore me bikini

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Oriola Marashi e ka ndjekur trendin e publikimit të fotografive të realizuara më herët, ndërkohë që të gjithë po qëndrojnë në vetizolim si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Në profilin e saj në Instagram, modelja e bukur i ka postuar disa imazhe, në të cilat shfaqet me bikini.

“Vera”, është përshkrimi i thjeshtë që Oriola ka zgjedhur për këto fotografi, të cilat kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga ndjekësit e saj.

Ndryshe, në javët e fundit janë intensifikuar spekulimet se bukuroshja është në lidhje me futbollistin Eros Grezda.

Edhe pse dyshja nuk është prononcuar për këto thashetheme, disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale, i kanë përforcuar dyshimet te fansat se mund të ketë diçka në mes tyre.

Të ngjashme