Pamje të reja nga klipi i ri i Mozzik dhe Kidës, këngëtarja vjen tejet tërheqëse

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarët e njohur shqiptarë, Mozzik dhe Kida, nesër (e enjte) pritet të lansojnë projektin e ri muzikor.

Lajmi tashmë është bërë i ditur prej disa ditësh, ndërsa të dhënat për këngën e re po vazhdojnë t’i përditësojnë thuajse çdo ditë.

Ditën e sotme (e mërkurë), Orhidea Latifi (emri i vërtetë i Kidës) ka publikuar disa pamje të reja të klipit të tyre.

Artistja e njohur dhe reperi nga Ferizaj kanë kombinuar veshjet e tyre, të cilët shfaqen në formë të mahnitshme në lëkurë të kuqe.

“Nesër 00:00”, ka shkruar krahas postimit këngëtarja ku ka etiketuar edhe Mozzikun dhe producentin Mixey, i cili duket se është përkujdesur për projektin.

Ndërkohë, komplimentet pranë postimit ishin të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e dyshes.

Siç është paralajmëruar, kjo është vazhdim i këngës “Premtimet” që u lansua para disa viteve nga të njëjtit artistë gjatë kohës kur ishin në labelin “ON Records”.

Të ngjashme