Paparazi e padit Khloen, kërkon 25 000$ shpërblim

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 14:22 | Nga

Khloe Kardashian është paditur në gjykatë nga një studio fotografike pasi shpërndau në profilin e saj në Instagram një foto të shkrepur nga paparacët.

Sipas paditësve, Kardashian ka postuar një foto të bërë nga një paparac i agjencisë fotografike, Xposure Photos dhe e ka postuar pa cituar fotografin ose agjencinë. Gjithashtu, modelja nuk ka marrë as leje për ta postuar foton.

E gjitha po bëhet për një foto të postuar në 14 shtator, ku Khloe shfaqet duke dalë nga një restorant në Miami, ku kishin darkuar.

Ndërkohë, pala mbrojtëse argumenton se fotografi dhe agjencia kanë marrë menjëherë pas postimit plot 67 milion ndjekës dhe ata kanë përfituar nga shkrepja një sërë gjërash, siç janë imazh i mirë, kërkesa të shumta për sete forografike etj.

Xposure kërkon nga Kardashian 25,000$…dhe nëse do i marrë apo jo, kjo mbetet për t’u parë! Nga ana tjetër, fotoja është fshirë nga Instagrami i Khloe-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme