Paralajmërohen disa projekte muzikore nga Kidda

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Reperi shqiptar, i cili gjatë vitit të kaluar bëri bujë të madhe me projektet muzikore që ka sjellë, duket se edhe këtë vit nuk ka të ndalur.

Fjala është për artistin Kidda siç tanimë njihet me emrin artistik, ndërsa është mjaft aktiv e i ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Ai në një postim të fundit të ndarë me fansat në InstaStory, bëri me dije se është duke punuar në një sërë këngësh të reja.

“Stuhia po vjen. Bëhuni gati për projektet e radhës. Kjo është e gjitha që mund të them”, kanë qenë fjalët krahas postimit.

Megjithatë, 23 vjeçari nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme rreth këtyre këngëve.

E fundit e lansuar nga Kidda mban emrin “Cataleya” që deri më tani ka kaluar shifrën e mbi 13 milionë klikimeve në YouTube.

Kidda ndërkaq po vazhdon jetën mes Suedisë dhe Kosovës, në këtë të fundit më shumë për karrierën muzikore.

Të ngjashme