Pas binjakëve, Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova presin fëmijën e tretë

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur, Enrique Iglesias dhe partnerja e tij, Anna Kournikova janë në lidhje qe 17 vite, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar pritën në jetë binjakët Nikole dhe Lucy.

E së fundi Anna është në pritje të ëmbël pasi që po bëhen prindër për herë të tretë, shkruan DailyMail.

Çifti nuk i kanë komentuar lajmet rreth shtatzënisë, por fotografitë e siguruara nga revista spanjolle “Hola”, shfaqën dyshen në një varkë në Miami, teksa 38-vjeçares i vërehej barku i rrumbullakosur.

Nuk është e çuditshme pse dyshja e kanë mbajtur të fshehur këtë gjë, pasi njësoj kishin vepruar edhe me binjakët.

Çifti i famshëm ka arritur që gjatë gjithë këtyre viteve, jetën e tyre private ta mbajë larg syrit të publikut.

Të ngjashme