Pas gjashtë muajve angazhimi, jep dorëheqje asistentja e Meghan Markle

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Shumë kush do të mendonin se puna pranë një anëtare të familjes mbretërore është një privilegj, por për disa nuk vlen kjo “punë ëndrrash”.

Mediat e huaja raportojnë se asistentja e Dukeshës nga Sussex, Meghan Markle vendosi të largohet nga puna pas gjashtë muajve të angazhimit.

Zëdhënësi i Pallatit të Kensington refuzoi të komentojë për largimin e ndihmësit të bukuroshesh amerikane, e njohur vetëm si Melissa.

Kjo e fundit filloi të punonte për Dukeshën gjatë periudhës së martesës dhe fillimi i punës ishte sigurisht shumë stresues, ndërsa babai i Meghanit, Thomas shtonte tensione shtesë.

Burime të tjera pohojnë se largimi i Melissa është shkaktuar nga Dukesha, sepse, siç thonë ata, ajo nuk është një person i lehtë për të punuar.

Ndryshe, tashmë familja mbretërore është duke pritur që të vjen në jetë një pjesëtar i ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme