Pas ndarjes nga Tea, Bearti shihet i shoqëruar nga një femër në plazh

Prishtinë | 13 Qer 2021 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Beart Rexhepi, është duke shijuar pushimet në bregdetin e Shqipërisë.

Pak muaj më parë, në media rozë doli lajmi se ai ishte në lidhje me ish-konkurrenten, Tea Trifoni. E që vetëm pas disa javësh që u konfirmua lidhja e tyre, ata i dhanë fund duke mos dhënë më shumë detaje.

Ndërsa pas ndarjes së çiftit dyshja kanë vazhduar duke ndarë rrugët e tyre dhe po jetojnë jetët e tyre ndara.

Bearti deri tani është shprehur kundër një lidhje dashurie sepse sipas tij, ai po fokusohet në vete para se të filloj kërkimin e një të dashure tjetër, por në rrjetin social “Instagram”, shihet i shoqëruar nga një vajzë.

Ai së fundi ka publikuar disa pamje në “Instastory”, ku shihet duke shijuar motin e nxehtë në plazhe të ndryshme të Shqipërisë, teksa në njërën prej tyre shihet në shoqërinë e një vajze.

Juliana quhet vajza e cila po shoqërohet me ish-konkurrentin e “Përputhen”, emër ky i cili nuk është i njohur për publikun dhe nuk dihet ende se çfarë është saktësisht marrëdhënia e tyre.

Të ngjashme