Publikohen pamje nga xhirimet e “Matrix 4”, Neo duket shumë më ndryshe nga filmat e mëparshëm

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Ka kohë që është konfirmuar xhirimi i vazhdimit të katërt të filmave “Matrix”, në të cilin rolin kryesor do ta përsërisë Keanu Reeves.

Mirëpo, duket se karakteri kryesor ka pësuar disa ndryshime në dukjen e tij në filmin e katërt që njëherësh i përshtatet edhe dukjes së tanishme të aktorit.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa video, në të cilat Reeves shfaqet nga momentet e xhirimit, ndërsa është me flokë të gjatë, mjekër e me kapelë – duke mos u dukur i gatshëm për të luftuar,

Fansat e filmit thonë se kjo dukje lë të kuptohet se në vazhdimin e ri, Neo nuk do të kthehet në Matrix, porse tema kryesore do të jetë përsëritja e tregimit për mosnjohurinë e njeriut që pajisjet inteligjente i shfrytëzojnë trupat e tyre si burim energjie.

Kjo është hera e parë që Reeves do të paraqitet në rolin e Neos që nga vazhdimi i fundit “The Matrix Revolutions” që u lansua në vitin 2003.

Sipas njoftimit të ABC7 News, xhirimet e publikuara janë realizuar në lagjen kineze të San Franciscos. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme