Qaforja e Loredanës – postimi që ajo fshiu menjëherë nga Instagrami

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

Loredana në llogarinë e saj në Instagram, më herët gjatë këtij muaji, kishte lajmëruar të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj për ndarjen nga babai i vajzës, Mozzik.

Reperja me anë të një deklarate për fansat dhe ndjekësit e saj në Instagram sqaroi gjithçka.

“Për të gjithë fansat e mi! Siç dhe e keni vërejtur unë dhe Mozzik nuk jemi parë më bashkë. Të dy vendosëm të bënim një pushim – si në punë ashtu edhe në jetën private. Kjo për mua nënkupton ndryshime të mëdha në familjen dhe karrierën time.

Ajo flet edhe për ballafaqimin e saj me jetën si një nënë beqare e vogëlushes Hana, dhe si përfundim falenderon fansat për mbështetjen e vazhdueshme.

Tani dyshen e famshme Mozzik dhe Loredana i mban bashkë vogëlushja e tyre e adhurueshme Hana, mirëpo sot një detaj në postimin e saj në llogarinë e Instagramit, na tregoi që ajo ende e ndjen shumë të afërt ishi-in e saj Mozzik.

Në postim shihet një qafore e artë, me iniciale M për Mozzik dhe H për Hana.

Postimi u fshi brenda pak minutave, gjë që na le të kuptojmë se ishte diçka që Loredana e bëri pa qëllim dhe nuk ishte diçka që donte ta ndante me ndjekësit e saj për 24 orë.

Të ngjashme