Queen Latifah shndërrohet në yll të aksionit me serialin e ri “The Equalizer”

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

“The Equalizer” është seriali i ri amerikan i zhanrit dramë kriminalistike, i cili në rolin protagonist e sjell aktoren, Queen Latifah.

Ky projekt është ripërpunimi i dytë televiziv i serialit me të njëjtin emër, si dhe filmave të lansuar në vitet 2014 dhe 2018, dhe ku rolin kryesor e luante ylli i kinematografisë, Denzel Washington.

Seriali e shtjellon jetën e Robyn McCall, një grua enigmatike e cila po ashtu është nënë e një vajze tinejxhere të quajtur Delilah. Me një të kaluar misterioze, Robyn i shfrytëzon aftësitë e saj gjithëpërfshirëse për t’i ndihmuar personat që nuk kanë ku tjetër të drejtohen për nevojat e tyre, duke shërbyer kështu si një engjëll mbrojtës për ata që nuk mund ta mbrojnë veten. Në të njëjtën kohë, ajo provon të gjej ngushëllim për gabimet e jetës së saj.

“The Equalizer” është bashkëkrijuar nga producentët, Richard Lindheim, Michael Sloan dhe Queen Latifah, derisa kjo e fundit po ashtu e luan rolin protagonist. Ndërsa pjesë e kastës së aktorëve janë edhe: Tory Kittles, Adam Goldberg, Liza Lapira, Laya DeLeon Hayes, Lorraine Toussaint dhe Chris Noth.

Sezoni i parë i serialit “The Equalizer”, tashmë është lansuar në kanalin “CBS”.

Të ngjashme