Sean Combs vesh bluzën me fytyrën e Dafina Zeqirit

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Dafina Zeqiri e ka nisur javën mbarë.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun e ka postuar në rrjetin social Instagram, një video ku shfaqet ylli i muzikës rep Sean Combs, i veshur me një bluzë sportive që përpara e mban logon #KING, ndërsa prapa e mban imazhin e Dafina Zeqirit.

“Çfarë e hëne 🤍 Diddy e mban veshur një prej bluzave të mia #KING”, kishte shkruar Dafina në postimin e saj.

Në videon e postuar në Instagramin e tij, reperi dhe producenti i njohur amerikan shihet duke e kaluar një të diel familjare dhe duke kënduar me fëmijët e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme