Shumë pranë të 60-tave, si ka ndryshuar Tom Cruise ndër vite

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Filmi i tij i fundit, Top Gun: Maverick, ka thyer rekorde të njëpasnjëshme, duke e rikthyer emrin e tij në qendër të vëmendjes në Hollywood, por në daljet e fundit publike, ajo që ka tërhequr gjithashtu vëmendjen ka qenë edhe pamja fizike e aktorit.

Sidomos për faktin që për rreth 2 javë – saktësisht më 3 korrik – Tom Cruise do të mbushë plot 60 vjeç. Komentuesit në rrjetet sociale kanë mbetur të mahnitur me pamjen e aktorit amerikan, i cili vijon të shkëlqejë.

Sipas raportimeve në media, Cruise ka planifikuar dy festa gjigante për ditën e shënuar, një në Mbretërinë e Bashkuar dhe një tjetër në Shtetet e Bashkuara. Të ftuarit sigurisht do të transferohen nga një festë në tjetrën përmes avionit të tij privat.

Përveç pamjes së jashtme, ajo që ka rënë më shumë në sy është se aktori – i cili dikur ishte më i rezervuar dhe merrte pjesë shpesh në takimet e sektit fetar “Scientology” – tashmë preferon shfaqjet publike, festat dhe pjesëmarrjet në aktivitete të ndryshme sportive. Sipas miqve, pandemia e ka ndryshuar aktorin, duke e bërë të dalë nga “guaska”, për të shijuar më shumë statusin e yllit të kinematografisë dhe mundësitë që kjo jetë i ofron./A2CNN

Të ngjashme