Teuta Krasniqi merr edhe dozën e dytë të vaksinës kundër Coronavirusit

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër coronavirusit.

Lajmi tashmë u njoftua përmes rrjeteve sociale, ndërsa ka ndarë momentin e marrjes së vaksinës duke qenë se frikësohet mjaft shumë prej gjilpërave.

“Plotësisht e vaksinuar”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë së hedhur në InstaStory.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 25.290.

Nga fillimi i pandemisë thuhet se kanë vdekur gjithsej 2,657 persona.

Me rritjen e rasteve ka filluar masivisht edhe vaksinimi i qytetarëve përfshirë këtu edhe artistët shqiptarë.

Këta të fundit vazhdimisht po bëjnë thirrje në rrjete sociale në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19. /Telegrafi

Të ngjashme