“Ti Ti” nga Noizy dhe Elgit Doda publikohet së shpejti

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Reperi nga Shqipëria, Noizy, prej disa ditësh ka bërë paralajmërimin e albumit të tij të ri të titulluar “Alpha”.

Ai ka filluar përgatitjet për lansimin e këngëve të reja dhe një prej tyre do të jetë bashkëpunim.

Ashtu siç ka njoftuar në rrjete sociale, Rigels Rajku (emri i vërtetë) thotë se projektin e parë do të sjellë në duet me artistin Elgit Doda.

Noizy (Foto: Instagram)

“Ti, ti. Kënga e parë nga albumi Alpha lansohet një ditë para në Spotify ‘Noizy’ dhe më pas mund ta gjeni në YouTube/ThisisNoizy kënga do të flasë vet nuk po i bëjmë shumë reklamë. Por di të them se do ta zbukurojë veten. Rrini gati”, ka shkruar ai në një postim në Instagram.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Noizyt me Elgitin, pasi të njëjtit kanë bashkë edhe dy projekte tjera: “Pa mu” dhe “Vetëm ti je”.

Reagimet në komente ishin nga më të ndryshmet, ndërsa mezi po pritet edhe nga fansat e dyshes.

Sido që të jetë, akoma nuk është zbuluar një datë e saktë e publikimit të kësaj kënge. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme