UNUM Festival dhe shteti i Shqipërisë i lehtësojnë masat për vizitorët e festivalit

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Nga data 3 qershor e deri më 7 qershor, fillon festivali më i përfolur në territoret shqiptare dhe jo vetëm – UNUM Festival, i cili mbahet në plazhin e bukur të Ranës së Hedhun, Shëngjin.

Kombinimi i lezetshëm e i natyrshëm i sloganit zyrtar të Shqipërisë “Smile Albania” me sloganin e festivalit “Become One” edhe zyrtarisht e hap sezonin e paharrueshëm veror në Shqipëri duke e bashkuar natyrën, njerëzit, artin e muzikën.

Sidoqoftë, sa i përket pandemisë COVID-19 dhe mbarëvajtjes së festivalit, organizatorët kanë bërë të ditur disa njoftime të reja të cilat duhet t’i keni parasysh:

– Nuk është obligativ asnjë lloj i testit (as Rapid e as PCR) për t’u futur në festival

– Testi PCR u ofrohet vizitorëve ndërkombëtarë të festivalit që kanë nevojë për provë gjatë kthimit në shtëpi

Juve ju mbetet që në tri skenat e festivalit UNUM, përgjatë katër netëve, ta shijoni muzikën e magjinë si asnjëherë më parë!

Të ngjashme