Vdes producenti i famshëm amerikan, Busbee

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Është ndarë nga jeta producenti i famshëm amerikan, Michael James Ryan, i njohur ndryshe me emrin e artit si, Busbee.

Tabloidet ndërkombëtare kanë shkruar se ai ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në moshën 43-vjeçare. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende zyrtar, megjithatë një i afërm i tij ka treguar se gjatë verës ka vuajtur nga tumori në tru.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e producentit nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Busbee ka bashkëpunuar me emra shumë të njohur të muzikës ndërkombëtare, në mesin e të cilëve janë Pink, Shakira, Lady Antebellum, Maren Morris e shumë të tjerë.

Ai shkruar baladën “H.O.L.Y” të Florida Geogria Linde, “Summer Nights” të Rascal Flatts, Lady Antebellum’s “You Look Good” dhe bashkëpunimin e Keith Urban me Carrie Underwood, “The Fighter”.

Busbee po ashtu ka lënë pas gruan e tij dhe tre fëmijët, duke përfshirë një vajzë të porsalindur.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme