Vera ia tregon Ritës recetën tradicionale të “gjizëz me speca” për ta gatuar në Los Angeles

Prishtinë | 21 Kor 2021 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Pas disa ditëve të kaluara në Shqipëri, prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Besnik dhe Vera Sahatçiu-Ora, kanë bërë ndalesën e radhës në Ulqin.

Ata janë duke shijuar një pushim veror në mbarë bregdetin shqiptar, teksa aktualisht kanë zgjidhur lumin Buna si destinacion për të qëndruar për disa ditë.

Rita ka treguar gjithmonë se është një “fanatike” e ushqimit tradicional shqiptar dhe se i pëlqen gjithmonë kur nëna e saj ia gatuan atë.

Prindërit e Rita Orës gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë (Foto: Vera Ora/Instagram)

Së fundmi, ka qenë pikërisht Vera ajo e cila në një video të publikuar në InstaStory, është shfaqur brigjeve të lumit Buna, ndërsa gatuan një nga pjatat më të preferuara të Ritës.

Bëhet fjalë për pjatën tradicionale “gjizë me speca”, për të cilën, Vera thotë se bija e saj i ka kërkuar edhe recetën se si ta gatuajë atë në Los Angeles.

“Dita e radhës, Rita Ora ti më pyete se si ta rikrijosh gjizën me speca në Los Angeles, prandaj ja ku është”, shkroi nëna e këngëtares në mbishkrimin e videos.

Ndërkohë edhe vet Rita me të parë postimin e nënës së saj e rishpërndau atë në InstaStory, duke shkruar në mbishkrimin e saj “Më e forta”.

Ushqimi tradicional shqiptar është i pëlqyer nga të gjitha shqiptaret e famshme që jetojnë jashtë vendit.

Edhe artistja tjetër me famë botërore, Bebe Rexha, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin pak javë më parë, foli mbi dëshirën e saj të madhe për të gatuar ushqimet tradicionale.

“Unë e dua ushqimin shqiptar. Me të vërtetë i dua të gjitha ato që përfshihen në kuzhinën tonë tradicionale. Mua më pëlqen shumë ‘bureku’ dhe ‘fasulet’ dhe thjesht e dua shumë ushqimin shqiptar, por ‘bureku’ është i preferuari im. Pastaj më pëlqen ‘flija’, kështu që ato janë të preferuarat e mija dhe ne gjithmonë i bëjmë ato gjatë gjithë kohës në shtëpinë time. Unë di t’i gatuaj. Gjatë karantinës në të vërtetë po mësoja si ta gatuaja. Unë nuk bëra një punë edhe aq të shkëlqyeshme, por ishte në rregull. Por ju e dini, unë gatuaj pjesën më të madhe të kohës vetë, dhe vërtetë e dua ushqimin shqiptar”, ka thënë Bebe Rexha për Telegrafin.

Si Rita ashtu edhe Bebe Rexha, të dyja janë duke shijuar sukseset e projekteve muzikore më të fundit, njëra të bashkëpuimit me DJ Sigala, “You For Me”, ndërsa tjetra të bashkëpunimit me Topic, për këngën “Chain my heart”.

Të ngjashme