Vig Poppa shpërndan një video përmbledhëse të çasteve të bukura në ditëlindjen e djalit

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Në vitet e fundit, Vig Poppa është paksa më i tërhequr nga skena muzikore duke sjellë më rrallë materiale të reja.

Ndërkohë, edhe pse preferon të jetë më i rezervuar lidhur me jetën private, kohë pas kohe ai shpërndan imazhe që ndërlidhen me ndonjë çast të bukur në familjen e tij.

Reperi është baba i dy fëmijëve, ndërsa djali i tij i madh, Domi, i ka mbushur gjashtë vjet.

Me këtë rast, Vigan Bardhi (emri i vërtetë i artistit) është kujdesur që të bëjë një përmbledhje të disa prej momenteve të bukura në një video, të cilën e ka publikuar në Instagram.

“Krejt çfarë shpresoj është që të jem baba i mirë për djalin më të mirë në botë… Urime ditëlindjen drita e babit”, ka shkruar Vig Poppa në përshkrim.

https://www.instagram.com/p/CNpid8uHWhj/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

Të ngjashme