Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas është marshuar në sheshet e kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.
Marshi organizohet nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, i përbërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile e studentë, në kërkim të një jetë pa dhunë dhe për një shoqëri të lirë e të barabartë.
Pjesëmarrëse në këtë marsh janë parë edhe shumë figura të njohura. Ecjes i është bashkuar edhe u.d e presidentes Vjosa Osmani.
Gjatë kohës së marshimit, nëpër institucione u shpalosën çarçafë me mbishkrime që përmbajnë thirrje konkrete dhe targetojnë dhunën dhe vrasjet që kanë ndodh ndaj grave gjatë vitit 2020.
Organizatorët kanë kërkuar që të tjerë që duan t’i bashkohen thirrjes, mund të vendosin në ballkonet e shtëpive të tyre çarçafë në të cilët përshkruajnë luftën kundër shtypjes që ndodh brenda dhe jashtë shtëpive të tyre.
Qendresa Hyseni aktiviste feministe ka thënë për EO se përmes marshit kërkojnë që mos të cënohen liritë dhe të drejtat e grave.
“Po marrë pjesë në marsh pikërisht për shkak të idesë së përgjithshme që sivjet e ka marshi kundër patriarkatit që vret dhe dhunës së përgjithshme që ndodhë ndaj grave. Marshi i sivjetëm është si i viteve të kaluar. Shkojmë prej sheshit ” Zahir Pajaziti, tek Avokati i Popullit, Qafa dhe ndalemi te Qeveria”
“Përmes këtij marshimi kërkojmë të dënohet secili individ i cili kryen krime ndaj grave dhe të ketë të drejta të grave në përgjithësi. Sot secilës grua i cënohen liritë dhe të drejtat themelore sidomos kur kemi një shoqëri shumë patriarkale dhe institucione që nuk e kryejnë punën e tyre siç duhet” është shprehur ajo.