Kundërshtimi i FSK-së nga frika për luftë me Serbinë

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 07:58 | Nga Ekonomia Online

Çagllavica e ka bërë Fatmir Xhelilin të flasë serbisht e Rexhep Selimin të promovojë multietnicitetin e Republikës e edhe dispozitat kushtetuese që ia pamundësojnë Kosovës të bashkohet me ndonjë shtet tjetër. Diçka që publiku nuk e kishte dëgjuar nga ta më përpara, shkruan sot Koha Ditore.

Xhelili e Selimi, por edhe Haxhi Shala, kanë qenë në Çagllavicë – lokalitet në periferi të Prishtinës, i banuar kryesisht me serbë – në një dëgjim publik për projektligjet që synojnë t’ia avancojnë në ushtri misionin dhe mandatin Forcës së Sigurisë (FSK). Të tre kanë pasur funksione në hierarkinë e UÇK-së, guerilen që dy dekada më parë e nisi luftën kundër regjimit të Serbisë, nga e cila Kosova është çliruar edhe falë ndërhyrjes ushtarake të NATO-s. Serbët ndiejnë traumë nga UÇK-ja e NATO-ja, dhe tani kundërshtojnë që FSK-ja të transformohet në ushtri.

Të tre deputetët, anëtarë të Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e FSK-së, janë përpjekur t’i bindin serbët që i ishin përgjigjur ftesës për dëgjim publik, se ushtria nuk do të jetë kundër tyre, se ajo do të jetë multietnike dhe se pjesëtarët e saj në të ardhmen do të jenë pjesë e misioneve të përbashkëta paqeruajtëse jashtë vendit bashkë me ushtarë të Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme