Kupa e Botës, Sadiku: Çmimet e biletave janë duke shkuar deri në 2 milionë dollarë

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Kampionati Botëror po shkon drejt fundit.
Nesër do të jetë ballafaqimi mes dy gjysmëfinalistëve Anglisë dhe Francës të cilët luajnë këtë duel për vendin e tretë, teksa të dielën do të zhvillohet finalja e madhe mes Argjentinës dhe Spanjës, transmeton klankosova.tv.

Gazetari sportiv, Arlind Sadiku i cili ka përcjellur nga afër Kampionatin Botëror veçoi ndeshjen më të mirë të këtij Kampionati Botëror.

Sipas Sadikut ndeshja më e mirë ishte ajo mes Argjentinës dhe Anglisë, kurse ajo që ishte më zhgënjyese Sadiku tha se ishte mes Spanjës dhe Francës.

“Ndeshja më e mirë ka qenë ajo mes Argjentinës dhe Anglisë padyshim, sepse ka pasur dramë ka pasur luftë. Më ka zhgënjyer shumë ndeshja mes Spanjës dhe Francës sepse luanin dy prej kombëtareve më të forta në botë dhe pavarësisht se Franca pati sulmin më të mirë në këtë Botëror nuk arriti të rrezikonte seriozisht portën e Unai Simon”, tha ai.

Interesimi për finale është i jashtëzakonshëm teksa Sadiku tha se çmimet e biletave shkojnë deri në 2 milionë dollarë.

“Çmimet e biletave janë duke shkuar deri në 2 milionë dollarë, deri në 2 milionë shkon një biletë për të hyrë në finalen e Kampionatit Botëror”, tha Sadiku.

Të ngjashme