Kadaj-Bujupi: Për Klanin Pronto, sistemi i drejtësisë saboton vetveten

Prishtinë | 02 Nën 2016 | 10:19 | Nga

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi po merr pjesë në seancë gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo seancë është një është farsë tjetër e tendencës për krijimin e iluzionit të kinse një shteti ligjor, kurse e kundërta është ky sistem i cili e saboton vetveten kur është në pyetje klani Pronto.

Në këtë seancë po marrin pjesë edhe dy deputetët e tjerë, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, ndërkaq Albin Kurti ka munguar në këtë seancë.

“Seanca e sotme e thirrur nga grupi gjykues është farsë tjetër e tendencës për krijimin e iluzionit të kinse një shteti ligjor, kurse e kundërta është ky sistem i cili e saboton vetveten kur është në pyetje klani Pronto. Ky pushtet vazhdon përndjekjet politike ndaj aktivistëve dhe deputetëve të Lëvizjes VETËVENMDOSJE!, gjashtë prej të cilëve po vazhdon të iu privohet liria me raste të montuara. Në të njëjtën kohë deputetët ftohen në seanca gjyqësore pasi vepruan konform dispozitave kushtetuese dhe mandatit në mbrojtje të Republikës, ashtu siç iu është besuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ish-deputetja e AAK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme