Nuk dihet saktë sa do të kushtojë për të riparuar një dëm të tillë, por duke konsideruar modelin e makinës së dëmtuar – një Ferrari 458 Speciale – aksidenti do t’i kushtojë pak si shumë pronarit të një Mercedesi të vjetër.
Ka qenë një grua në të vërtetë ajo ka aksidentuar me makinën e saj anglo-gjermane një “Kokëkuqe” që kushton 300 mijë dollarë – të parkuar në bordin e një rruge gjatë një eventi për koleksionistë të makinave në Virxhinia të SHBA-së.
Videoja tregon pronarin e Ferrarit që mbetet gojëhapur. I rrethuar nga një turmë spektatorësh, drejtuesi ka komentuar duke thënë: “Po bën shaka?”, duke iu drejtuar gruas.
Dhe më pas ka shtuar: “Kjo është gjëja më idiote që kam parë ndonjëherë”.
Duke iu përgjigjur, pronarit, drejtuesja ka thënë e tronditur: “Oh Zot, jam shumë e tronditur”.
Videoja mbyllet me një spektator që siguron të dyja palët, duke i thënë se asnjë nga të dy nuk ka mbetur i lënduar.
https://www.youtube.com/watch?v=z1hViyCGLws