Kur po ia nisni me punu diçka?

Prishtinë | 09 Jan 2023 | 22:22 | Nga Hykmete Bajrami

Paradite, Kryeministri jep statistika se sa persona ka arrestu Qeveria Kurti, ndërsa tani në “Debat Plus”, ku ministrja e Drejtësisë po përballet me fakte për dështime, po thotë se përgjegjësia është e Prokurorisë, Gjykatave, Policisë, Inspektoratit etj etj.

Këta mendojnë që qeverisja është “zgjedh e merr”. Nuk mundesh me u lavdëru paradite për disa veprime të Policisë e pasdite kur flitet për dështime të tyre me thënë se Qeveria nuk është përgjegjëse është kompetencë e Policisë.

Po manipuloni amo mos mendoni se nuk vëreni. Po hyni në vitin e tretë të qeverisjes dhe numëroni vetëm dështime.

I keni zhgënjyer edhe përkrahësit më të mëdhenj që kanë ardhur nga të katër anët e botës dhe ju kanë votuar.

Të ngjashme