Kur të nënshkruajnë gjithçka, Kurti e Osmani do të përpiqen të na e shesin si sukses, se e ruajtën sovranitetin…

Prishtinë | 05 Gus 2022 | 18:43 | Nga Ilir Mirena

Nuk ka ndryshuar kurgjë nga Marrëveshja per Asociacionin e 2013-ës. Ate te 2015-ës e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese.

Por, Gjykata kurre s’ka thane qe nuk duhet t’behet Asociacioni, por vetem se s’duhet t’bie ndesh me ligjet tona ne fuqi dhe i pat dhene rekomandimet e veta.

Populistët e VV-së me babën e tyre, Albin Kurtin, dhe satelitë te tjerë gjatë rrugës, na i humbën 10 vjet, e molisën vendin në izolim, depresion social dhe ekonomik, vetem për t’u ngjitur vetë në pushtet e për të nënshkruar krejt çfare u ofrohet në tavoline, qofshin ato edhe meny të restoranteve.

Tashti, kur të nënshkruajnë gjithçka, Kurti e Osmani do të përpiqen me na e paketu si sukses të tyre, fitore per Kosovën, se si e ruajtën sovranitetin e vendit, etj. Madje nuk përjashtohet mundesia qe do t’i shajne e akuzojne pushtetet para tyre qe e vonuan kaq shume nenshkrimin e Zajednices – siç e quanin si opozitarë – dhe zbatimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese per Manastirin e Deçanit.

Megjithate, mire qe u ra per hise t’i kryejne k’to pune te pista.

Le t’i kryejnë, dhe t’i mbeshtesim t’i kryejne. Edhe opozita duhet t’i ferkoje duart dhe t’beje sehir nga distanca per batakun politik ne te cilin ndodhet Albin Kurti.

Por, nuk duhet harruar, as Kurtit e as partisë së tij, se kush ishin, çfare bënë për të mbërritur deri këtu, dhe çfarë dëmesh i shkaktuan vendit deri më sot…

Të ngjashme