Vetitë janë të shumta, duke nisur nga problemet me lëkurën e deri tek pastrimi i enëve të gjakut.
Një studim i ri, sugjeron se kamomili mund të parandalojë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.
Diçka e tillë ndihmon në parandalimin dhe lehtësimin e komplikimeve që sjell sëmundja e diabetit.
Lulet e kamomilit janë përdorur për çajra qetësues, dhe për të luftuar ankthin e stresin.
Vaji me lule kamomili, ndihmon të gjithë sistemin kardiovaskular.
Ai lehtëson qarkullimin e gjakut, e pastron atë nga ngurtësimet e qelizave të gjakut (tromboza) dhe përshpejton procesin e oksigjenimit të tij.
Si të përgatisim vajin me lule kamomili
Për këtë kurë mund të përdorni lule kamomili të thara. Mund t’i blini në farmacitë bimore, ose të përdorni kamomilit të freskët.
Nëse përdorni kamomil të freskët, duhet të këpusni lulet nga pjesa tjetër e bimës.
Në një kavanoz të madh qelqi, hedhim gjysëm litër vaj ulliri ekstra të virgjër, më pas shtojmë rreth 3-4 lugë të plota gjelle me lule kamomili.
AgroWeb.org ju këshillon që me ndihmën e një luge të përzieni përbërjen, në mënyrë që lulet të jenë të zhytura plotësisht në vaj.
Më pas e mbyllim kavanozin me kapak dhe duhet ta vendosim në një vend me dritë.
Përbërjen do ta lini kështu për dy javë, në këtë mënyrë lulet e kamomilit do të kenë lëshuar të gjitha enzimat e tyre tek vaji i ullirit.
Si të ruani dhe ta konsumoni vajin me lule kamomili
Pasi të kenë kaluar dy javë, kullojmë lulet e kamomilit dhe vajin e hedhim në një tjetër enë qelqi.
Këtë përbërje ruajeni në një vend të freskët, ose në derën e frigoriferit.
Këshillohet që të konsumohet një lugë gjelle esëll në mëngjes, të vazhdohet kështu derisa të ketë mbaruar përbërja.