Aeroplanët pa pilotë po vijnë, a do të guxonit të fluturonit në një të tillë?

Prishtinë | 20 Sht 2017 | 21:30 | Nga

Në 20 vitet e ardhshme, ju mund të udhëtoni për biznes ose për pushim përmes një aeroplani pa pilot. E frikshme, apo jo? Epo, ju nuk jeni të vetmit që mendoni kështu. Në fakt, shumica e njerëzve thonë se nuk do të ndiheshin rehat duke fluturuar në një aeroplan të automatizuar.

Në një sondazh të fundit, firma e shërbimeve financiare UBS pyeti 8,000 njerëz se si do të ndiheshin për fluturimet pa pilot. Vetëm 17 përqind thanë se do të fluturonin në një aeroplan të tillë. Njerëzit me mosha 25-35 ishin më shumë të gatshëm të fluturonin ndërsa ata më të vjetër i rezistonin idesë. Në përgjithësi, 54 përqind thanë se nuk do të bënin një fluturim të tillë.

Nuk është befasi se njëra prej frikave më të mëdha të fluturimeve pa pilot për njerëzit është siguria. Mirëpo, raporti zbuloi se 70 deri 80 përqind të aksidenteve me aeroplan shkaktohen nga gabimet njerëzore, kështu që fluturimet pa pilot në fakt mund t’a bëjnë udhëtimin ajror më të sigurtë. Kjo nuk do të thotë se pilotët nuk do të përfshihen më, por do të zvogëlojë numrin e anëtarëve të ekuipazhit në kabinë.

‘’Automatizimi në kabinë nuk është një gjë e re, tashmë mbështet operimet. Mirëpo, çdo ditë pilotët duhet të intervenojnë kur automatizmi nuk bën atë që supozohet. Kompjuterët mund të dështojnë, dhe shpesh dështojnë, dhe dikush ende do të jetë i nevojshëm për të rregulluar atë kompjuter’’, Steve Landells, specialisti i sigurisë në fluturim i British Airline Pilots Assoication Steve Landells i tha BBC.

Aeroplanët pa pilotë gjithashtu do iu kursenin miliarda dollarë linjave ajrore çdo vit duke zvogëluar shpenzimet e lidhura me karburant dhe trajnim të pilotëve. Në fund, këto shpenzime të zvogëluara mund të rezultojnë në çmime të zvogëluara për pasagjerët gjithashtu. Në përgjithësi, ‘’përqindja mesatare e shpenzimeve totale dhe përfitimi mesatar i cili mund të kalohet tek pasagjerët në zvogëlim të çmimit për linjat ajrore të Shteteve të Bashkuara është 11 përqind’’, thotë studimi. Pra a do ju bindte një biletë më e lirë të fluturonit me një aeroplan pa pilot?

Boeing planifikon të fillojë testimin e aeroplanëve të automatizuar në vitin 2018. Analistët e studimit parashikojnë se tranzicioni në aeroplanët pa pilotë do të fillojë të ndodhë në vitet e ardhshme, duke filluar me aeroplanët e ngarkesave. Udhëtimet komerciale parashikohet të jenë të fundit pa pilotë.

‘’Qartë, një fluturim shtatë orësh i cili bart 200-300 njerëz do të ishte pjesa e fundit e evolucionit’’, drejtori i shërbimeve të biznesit së UBS Jarrod Castle i tha BBC, ‘’por ne gjithashtu ndihemi se makinat gradualisht mund të marrin kontrollin dhe pastaj të zvogëlojnë numrin e pilotëve në kabinë nga dy në një gjatë kohës’’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme