Rusia alarmohet nga vizita e aeroplanëve amerikanë në ishullin norvegjez

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Rusia tha se është alarmuar sot nga disa aeroplanë amerikanë që janë nisur për në Arktik në një njësi të Forcave Ajrore të SHBA-së . Rusët po ashtu i kanë kërkuar Oslos të përmbahet nga ato që tha se ishin lëvizje destabilizuese në rajonin strategjik.

Një skuadron i stafit të Forcave Ajrore të SHBA vizitoi bazën ajrore të Norvegjisë në ishullin Jan Mayen në Atlantikun e Veriut edhe në nëntor për të provuar fushën e aeroportit dhe për të parë nëse aeroplanët e transportit ushtarak të SHBA-së, C-130J Super Hercules, mund të zbresin atje, njofton Klan Kosova.

Tensionet janë rritur në Arktikun që prodhon energji pasi ndryshimet klimatike kanë hapur rajonin dhe Rusia ka krijuar praninë e vet ushtarake atje duke mbrojtur potencialin e Rrugës së Detit Verior në krahun e saj verior.

Moska ka ngritur vazhdimisht shqetësime lidhur me shpenzimet ushtarake të anëtarëve të NATO-s, lëvizjet e saj për zhvillimin e infrastrukturës ushtarake dhe vendosjen e personelit ushtarak të huaj në vend.

Duke komentuar vizitën e SHBA-së në ishull, Ministria e Jashtme ruse i tha Reuters që besonte se veprimet e fundit ushtarake të Norvegjisë synonte përfundimisht Rusinë dhe se veprime të tilla destabilizojnë rajonin.
“… fakti i qartë i pranisë së mundshme të Forcave Ajrore të SHBA-së në ishull, megjithëse rastësor, është alarmant”, tha Ministria.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme