Pas 20 vitesh, ulet avioni i parë në Kuçovë

Prishtinë | 16 Nën 2019 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka, nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka bërë me dije është ulur në bazën ushtarake të Kuçovës avion i tipit “MC-130J Commando II”.

Kjo është hera e parë prej 20 vitesh që një avion i përmasave të tilla bën ulje në bazën e Kuçovës.

Statusi:

“Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë.
Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa.”

Stërvitja Joint Combined Exchange Training

Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë.Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa. 🇦🇱💪🇺🇸

Gepostet von Olta Xhacka am Mittwoch, 13. November 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme