Suedia, vendi më i mirë në botë për t’i rritur fëmijët

Prishtinë | 23 Sht 2016 | 22:29 | Nga

Tri të katërtit e të anketuarave në studimin e “HSBC Expat Explorer”, kanë thënë se cilësia e jetës së fëmijëve të tyre ishte përmirësuar pas zhvendosjes në shtetin Suedez.

Suedinë u cilësua vendi më i mirë në botë për t’i rritur fëmijët.

Stili i shëndoshë i jetës është parë si një faktor i rëndësishëm për renditjen e lartë të Suedisë në këtë studim, në të cilin u anketuan 26.871 mërgimtarë në 45 vende të botës.

Edhe kujdesi për fëmijët ka qenë një faktor tjetër i rëndësishëm pasi 75% e të anketuarve e kanë vlerësuar kujdesin për fëmijët në Suedi si më të mirë se në vendet nga vijnë, krahasuar me vetëm 47% e mërgimtarëve nga vendet tjera.

Republika e Çekisë dhe Singapori janë renditur si e dyta, respektivisht e treta në këtë studim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme