Sami Kurteshi, anëtar i VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se kryetarja e këtij institucioni, Valdete Daka është nismëtare e vjedhjes së votave, raporton Ekonomia Online.
Kurteshi pas një debati të ashpër që pati me Dakën në mbledhjen e këtij institucioni, shtoi se sjelljen e Dakës nuk do ta lejojnë më.
Ai ka kërkuar që Prokuroria të merret me hetimin e kësaj çështje.
“Sepse tash ka ardhur fundi, tash janë pengesat më të mëdha. Janë kundërshtimet nga Klani që e ka udhëhequr Kosovës që 20 vjet, pjesë e të cilit është Valdete Daka dhe unë sot për herë të parë po them personalisht Valdete Daka është kreu i këtij krimi brenda KQZ-së që 11-12 vjet është në këtë institucion. Valdete Daka është nismëtare e të ashtuquajturës vjedhje industriale e votave”.
“Këtë ne nuk e lejojmë. Tash jemi të zëshëm për arsye se këta po kundërshtojnë me zbatuar të drejtat e njerëzve. Me çdo kusht shikojnë ta shkelin votën e qytetarit e ne këtë nuk e lejojmë. Nëse na mundin me votë edhe Qeverinë Kurti e kanë rrëzuar me votë por tash çfarë po ngjanë. Tash po i frikëson ditës së 14 shkurtit. Veç kanë filluar me kërcënimet se do t’i prishin vendvotimet se do të pengojnë votimin, regjistrimin”.
“Ne kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit mos me fjetë dhe mos me u bë lepurush. Nga Policia e Shtetit me qenë besnike, transparente dhe me vepruar në bazë të ligjit, jo me u bë pjesë e krimit që ka qenë institucional deri më tani. Çdo shkelje e të drejtës së votës, çdo përpjekje për manipulim me votën, çdo përpjekje të prishjes së procesit zgjedhor me dënuar në mënyrën më të ashpër sipas Kodit Penal dhe jo me fjetë para kriminelëve”.
“Për shkak të këtij gjumi që kanë bërë prokurorët e polica e gjykata deri më tash kemi këtë gjendje që e kemi deri tash me votat e qytetarëve. Vota e qytetarit nuk është e drejtë absolute, por është e drejta relative më e rëndësishme politike në çdo vend bote. Ne me vullnetin tonë vendosim se cilin sistem dhe çfarë mënyre do ta udhëheqim vendin tonë. Jo në tavolina pune me Valdete Dakën, LDK-në e PDK-në. Nuk vendoset fati dhe e ardhmja e këtij vendi nëpër tavolina. Vendoset në kuti votimi”.
LEXONI EDHE: