Kurti: At’ Shtjefën Gjeçovi ka bërë studime të kulturës dhe ka grumbulluar thesarin e traditës sonë

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga përfaqësues e zyrtarë të kësaj partie të shtunën kanë qëndruar në Zym të Hasit me rastin e organizimit të manifestimit “Takimet e Gjeçovit”, raporton Ekonomia Online.

Kurti në fjalën e tij tha se At’ Shtjefën Gjeçovi ka bërë studime të kulturës sonë dhe ka grumbulluar thesarin e traditës shqiptare.

Njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje:

Sot janë mbushur 90 vjet prej vrasjes së At’ Shtjefën Gjeçovit. Të shtunën, kryetari Albin Kurti bashkë me përfaqësues, zyrtarë e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! qëndroi në Zym të Hasit me rastin e organizimit të manifestimit “Takimet e Gjeçovit”. Paraprakisht ata vizituan varrin e Shtjefën Gjeçovit në Shën Gjergj, restaurimi i të cilit u përurua. Në fjalën e tij, kryetari Kurti, përveç tjerash, tha: “At’ Shtjefën Gjeçovi ka bërë studime të kulturës sonë dhe ka grumbulluar thesarin e traditës sonë. Duke përkujtuar atë, ne mund të ecim më sigurt dhe më mirë përpara.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme