Kurti: Beogradi frikësohej se Ivanoviq mund të ishte dëshmitar i EULEX-it

Prishtinë | 16 Jan 2024 | 23:02 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se politikani serb Oliver Ivanqoviq, i vrarë gjashtë vite më parë ka qenë dëshmitarë i dëbimit të mijëra shqiptarëve nga veriu në vitin 2000.

Sipas Kurtit Beogradi frikësohej se Ivanoviq mund të ishte dëshmitar i EULEX-it.

Ai në X ka shkruar se vrasësit e Ivanoviqit enden të lirë në Serbi.

“Oliver Ivanoviq ka qenë aktiv gjatë të dyjave: luftës ’98-’99 dhe dëbimit të shkurtit 2000 të mijëra shqiptarëve nga veriu. Beogradi i frikësohej atij si dëshmitar të mundshëm të EULEX-it. Sot, 6 vjet, pas vrasjes së tij në Mitrovicën e Veriut, vrasësit e tij ende enden të lirë në Serbi”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme