Kurti i shoqëruar nga ambasadori kontrovers bën homazhe pranë Memorialit të Fëmijëve të Vrarë në Sarajevë

Prishtinë | 06 Dhj 2024 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Vizitën në Bosnje dhe Hercegovinë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren Emilja Rexhepi, e filloi me homazhe pranë Memorialit të Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës.

Ai vendosi lule të freskëta në kujtim të 1,601 fëmijëve të vrarë nga forcat serbe gjatë rrethimit të qytetit të Sarajevës gjatë viteve 1992-1996, njofton Zyra e Kryeministrit.

Bashkë me të ishte

Kurti në Sarajevë, bën homazhe pranë Memorialit të Fëmijëve të Vrarë

Bashkë me të ishte dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet për tri vepra të ndryshme penale, përkatësisht “Shpëlarja e parave”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Të ngjashme