Kurti dhe ministri Krasniqi nesër vizitojnë Klinën e Pejën

Prishtinë | 06 Nën 2023 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Kryministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku më ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi do të zhvillojnë vizita në komunën e Klinës dhe Pejës.

Sipas njoftimit, në Klinë do vënë gurthemelin te projekti “Ndërtimi i fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes‘, projekt i bashkëfinancuar nga MAPL dhe Komuna e Klinës.

Kjo vizitë do të zhvillohet nga ora 12:30 deri në orën 12:50.

“12:30-12:50 – Vizitë te projekti ‘Ndërtimi i fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes‘, projekt i bashkëfinancuar nga MAPL dhe Komuna e Klinës (vënia e gurthemelit); Pjesmarrës: Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi dhe Kryetari i Komunës së Klinës z. Zenun Elezaj.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkaq në Pejë, në orën 14:30-14:45, Kurti dhe ministri Kransiqi do të vizitojnë përfituesi nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë në Komuna z.Muzafer Palamar në fshatin Vitomericë.

Në këtë fshat do kryeministri Kurti do të vizitojë edhe një tjetër përfitues nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë në, z.Sefer Hagjijaj.

“Pjesmarrës: Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi.”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme