Kurti dhe Rashiq vënë gurthemelin e shtëpisë për familjen 11-anëtarëshe në Muhoc të Ferizajt

Ferizaj | 03 Qer 2023 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe zëvendësministrin e kësaj ministrie, Mevlud Sinani mori sot pjesë në vendosjen e gurthemelit të shtëpisë së familjes gorane në fshatin Muhoc të Ferizajt, përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Në këtë ceremoni të gurthemelit kryeministri Kurti tha se ishin sot në këtë fshat me rastin e inaugurimit të shtëpisë për familjen gorane 11 anëtarëshe e cila së shpejti do të ketë strehim solid për familjen e saj. Ai shprehu falënderim ndaj kësaj familjeje që përkundër sfidave ajo vazhdon të jap kontributin e saj për vendin.

‘’E gëzofshi e ju priftë e mbara. Ju dëshiroj suksese në të ardhmen” tha ai.

Kryeministri ka vlerësuar po ashtu edhe punën e ministrit Nenad Rashiq i cili tha se po e gjen mbështetjen gjithnjë e më të madhe të qytetarëve jo vetëm serbë në vendin tonë.

Të ngjashme