Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se qytetarët janë të pakënaqur nga premtimet që nuk kanë përmirësuar gjendjen e tyre.
Ai deklaroi nga një tubim me në Istog se mërgata e këtij qyteti kërkon ndryshim.
“Ju tashme e dini se ndryshimi që keni kërkuar shumë e shumë vite nuk vjen duke votuar partitë e njëjta. Ndryshimi nuk vjen nga ata që ju kanë premtuar edhe mashtruar zgjedhje pas zgjedhjeve, viti pas viti.Ndryshimi nuk vjen nga ata që ju kanë vjedhur, mashtruar dhe dëbuar.
“Edhe sa herë ju kanë premtuar se gjërat do të ndryshojnë ju keni besuar se ndoshta kësaj here do të jetë ndryshe, se ndoshta kësaj here kanë mbledhur mend, se ndoshta kësaj here do të punojnë për juve dhe jo për familjet e tyre”.
“Të dielën e 6 tetorit ua tregoni vendin i pensiononi nga politika, e me qeverinë e re do tua bëjmë ligjin për pensionim të parakohshëm”, ka thënë Kurti.