Kurti: Do të shkoj në Bruksel të tregoj se deeskalimi nënkupton lirim të tre policëve

Prishtinë | 20 Qer 2023 | 16:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se është i gatshëm që të shkojë në takim kurdo që thirret nga emisarët e Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se do të shkojë atje për të prezantuar gjithë dokumentacionin që ka Kosova për rrëmbimin e policëve të Kosovës nga Serbia.

Kurti tha se shtensionim i situatës nënkupton lirim të policëve dhe dënim të agresionit të Serbisë për këtë rast.

“Unë jam i gatshëm dhe i interesuar që të shkoj në takimin e ardhshëm në Bruksel, në mënyrë që të paraqes hollësisht të gjitha këto të dhëna të cilat i morëm dhe ta kuptojmë që deeskalimi i situatës që po e kërkojnë të gjithë nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe pa kusht të tre policëve dhe dënimin e agresionit të Serbisë në Kosovë ndërsa normalizimi nënkupton zbatimin e menjëhershëm, pa kushte dhe të plotë të Marrëveshjes Bazike. Pra unë jam shumë i interesuar të paraqes të gjithë dokumentacionin e Kosovës për këtë krim që është bërë ndaj tre policëve, ndaj familjeve të tyre dhe ndaj Republikës sonë. Deeskalimi drejt paqes nënkutpn drejtësi dhe ne duam drejtësi ndërkombëtare dhe jo vetëm vendore”, tha ai.

Të ngjashme