Kurti e Bislimi në “drekë pune” me ndërmjetësin Lajçak

Prishtinë | 06 Shk 2023 | 13:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka pasur një drekë pune me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak dhe Kurti po takohen për një drekë pune ku siç bëri të ditur kreu i ekzekutivit sot do të diskutojnë për gjashtë kushtet që ai ka përmendur për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gazetari Venhar Isufi ka publikuar fotografitë nga arritja e Lajçakut dhe Kurtit në një restorant në periferi të Prishtinës.

Pjesë e këtij takimi është edhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Ndërsa më vonë, atyre iu është bashkuar dhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Të ngjashme