Kurti e Gërvalla takojnë në Munich Borrellin e Lajçakun

Prishtinë | 16 Shk 2024 | 22:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kanë zhvilluar një takim në Konferencën e Sigurisë në Mynih me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njëherësh edhe Zëvëndëspresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell, si dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, në takim u bisedua për procesin e dialogut, zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara, dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në dritën e shkeljeve të vazhdueshme nga Serbia, sulmit terrorist dhe paramilitar në Banjskë ndaj integritetit territorial të Kosovës dhe sigurisë kombëtare, letrave dhe deklaratave të vazhdueshme publike për mosdetyrimin ligjor të marrëveshjes për Serbinë dhe për moszbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të arritur në Bruksel dhe Aneksit të saj në Ohër, nënshkrimi i marrëveshjeve është bërë i nevojshëm si garancë e respektimit dhe zbatimit të plotë të tyre, drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”.

Kryeministri Kurti ka përsëritur kërkesën për heqjen e masave kufizuese të padrejta të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Të ngjashme