Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot do të zhvillojnë takimin e radhës, sipas burimeve të T7 takimi do të nisë në ora 16:00 në një tentativë tjetër për të arritur marrëveshje për koalicion mes dy partive për të bashkëqeverisur në katër vjetët e ardhshme.
Takimi vjen pas mbledhjes së kryesive të të dy partive të paralajmëruara për sot.
Vetëvendosje ka thirru takimin e kryesisë në ora 9:00 e cila është duke u zhvilluar ende kurse LDK ka paralajmëruar takimin e kryesisë së partisë në ora 11:00.