Kurti e shfuqizon një vendim të tij- ua kthen shtesat të emëruarve politikë në Zyrën e Kryeministrit

Prishtinë | 09 Dhj 2022 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti këto ditë e ka shfuqizuar pjesërisht një vendim të tij, por vetëm sa për t’i marrë edhe disa euro më shumë shoferët dhe asistentët në Zyrën e Kryeministrit.

Kurti i ka anuluar pikat 2.3, 2.6, 2.22 dhe 2.23 të vendimit nr. 10/109 të datës 23 nëntor 2022, me të cilin i kishte shfuqizuar disa akte ligjore që ua hiqnin edhe shtesat shoferëve dhe asistentëve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Por, me ta kuptuar këtë, Kurti menjëherë ka ndërmarrë masa për stafin e tij duke ua kthyer shtesat, të cilat ua kishte hequr një mbledhje më herët.Por, me ta kuptuar këtë, Kurti menjëherë ka ndërmarrë masa për stafin e tij duke ua kthyer shtesat, të cilat ua kishte hequr një mbledhje më herët. Me këtë ndryshim të vendimit, Kurti rikthejë në fuqi pikën 2.3, që parashihte shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 08/2006 për Masat për Shtimin e Efikasitetit në Administratën Publike, pikën 2.6 që përfshinte Udhëzimin Administrativ për Nr. 02/2008 për Caktimin e një Page të të Emëruarve Politikë, pastaj pikën 2.22 që përfshinte Rregulloren (QRK) Nr. 04/2015 për Kodin e Mirësjelljes në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, si dhe pikën 2.23 që përfshinte Rregulloren (QRK) Nr. 19/2017 për Mënyrën e Punës dhe Funksionimit të Komisionit Ndërministror për Investimet Strategjike.   Ky vendim ishte marrë më datë 23.11.2022 për shfuqizimin e shumë akteve ligjore e nënligjore, në përputhje me Analizën Juridike për Vlerësimin e Bazës Ligjore të Akteve Nënligjore të nxjerra nga Qeveria.

Me këtë ndryshim të vendimit, Kurti rikthejë në fuqi pikën 2.3, që parashihte shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 08/2006 për Masat për Shtimin e Efikasitetit në Administratën Publike, pikën 2.6 që përfshinte Udhëzimin Administrativ për Nr. 02/2008 për Caktimin e një Page të të Emëruarve Politikë, pastaj pikën 2.22 që përfshinte Rregulloren (QRK) Nr. 04/2015 për Kodin e Mirësjelljes në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, si dhe pikën 2.23 që përfshinte Rregulloren (QRK) Nr. 19/2017 për Mënyrën e Punës dhe Funksionimit të Komisionit Ndërministror për Investimet Strategjike.

Ky vendim ishte marrë më datë 23.11.2022 për shfuqizimin e shumë akteve ligjore e nënligjore, në përputhje me Analizën Juridike për Vlerësimin e Bazës Ligjore të Akteve Nënligjore të nxjerra nga Qeveria.

Të ngjashme