Bahtiri: Mitrovica do ta vulos fitoren e Albin Kurtit

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe zyrtari i VV-së, Agim Bahtiri, thotë se Mitrovica do ta vulos fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit për pozitën e Kryeministrit.

Ai këto komente i ka bërë pas një tubimi me qytetarë që kandidatët e VV-së mbajtën në Shipol.

Në këtë tubim folën kandidatët për deputetë Faruk Mujka, Fidan Ademi, Arjeta Fejza dhe Sylejman Meholli.

“Shipoli sonte tregoj se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë e pakontestuehme dhe madhështore, sepse është e vetmja alternativë për ndryshim pozitiv dhe zhvillim të vendit. ”

” 6 tetori do të jetë një referendum gjithëpopullor në mbështetje të kryeministrit në ardhje, Albin Kurti, i vazhdimisht i ka ndihmuar Mitrovicës dhe pikërisht qyteti ynë do ta volus fitoren e tij.” ka shkruar Agim Bahtiri në Facebook.

Të ngjashme