Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell tha se nuk po e neglizhojnë dialogun me Serbinë. Në një konferencë për media së bashku me Borrellin, ai tha se do të marrë pjesë në kapitullin tjetër të dialogut.
“Dialogu nuk është neglizhuar nga ne. Prandaj zëvendëskryeministri i ri është i angazhuar me këtë çështje”, tha Kurti.
“Unë do të vij në mes të muajit maj në Bruksel në darkën që ju keni organizuar me liderët e Ballkanit Perëndimor. Dhe ne në këytë mënyrë besoj se do ta zhvillojmë kapitullin tjetër të dialogut për t’i realizuar marrëveshjet e arritura. Ju mund të llogarisni në gatishmërinë time”, theksoi kryeministri i Kosovës.
Por Kurti vijoi ta theksonte më shumë takimin ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Bashkimit Evropian.Reklamë
|Për të vendosur të gjitha çështjet e Ballkanit Perëndimor në tavolinë duhet të jemi të gjashtë vendet dhe nuk ka vend më të mirë sesa Brukseli për një takim të tillë”, tha Kurti.