Kurti ia hedh valles në një dasmë, këngëtari ia thur nja dy vargje: ‘Ani moj Serbi kufirin ta këputi se mu më thonë Albin Kurti’

Prishtinë | 13 Gus 2026 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, iu bashkua një dasme të një çifti ku s’u kursye edhe në vallëzim.

Derisa Kurti vallëzonte, këngëtari i dasmës u kujdes që t’ia thurte nja dy vargje me rimë.

“Ani moj Serbi kufirin ta këputi ani se mu më thonë Albin Kurti”.

Kurti duke hyrë u pa duke përshëndetur dhëndërin e nusen.

Përveç Kurtit në këtë dasmë u panë edhe dy bashkëpartiakët e tij, Ejup Maqedonci dhe Shpejtim Bulliqi.

Ndërkohë, Kurti ka kërkuar “kohë shtesë” përtej afatit kushtetues për bisedime me partitë politike derisa këto po i kërkojnë thirrjen e seancës konstituive për konstituimin e Kuvendit.

Të ngjashme