Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se bashkë me LDK-në janë të gatshëm të koordinojnë bashkëpunimin opozitar për të ndalur sa më shpejtë degradimin e qeverisë dhe rrezikimin e territorit.
Kurti këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook ku tregoi se është takuar me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.
“Të gatshëm të koordinojmë bashkëpunimin opozitar në mënyrë që degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi i territorit të ndalen sa më shpejtë. Kosova si kurrë më parë ka nevojë urgjente për qeverisje të re dhe cilësore”, ka shkruar Kurti.
Ky takim vjen vetëm katër ditë para protestës së thirrur nga Vetëvendosje kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë. LDK-ja ka thënë se tash për tash s’është e gatshme për protesta, por ka paralajmëruar mocion mosbesimi për Qeverinë.