Kurti ka retorikë, por s’ka dije as mentalitet biznesi

| 18 Jan 2025 | 17:10 | Nga

Albin Kurti ka karizmë dhe retorikë të shkëlqyëshme, por s’ka dije as mentalitet biznesi. Për katër vite pushtet ka deshmuar se nuk di me i dhanë kahe zhvillimore vendit.

Situata në Veri është pasojë e zhvillimeve gjeopolitike. Unë mendoj se në këtë situatë Kurti ka punuar mirë, apo është gjetur mirë. Nuk mund të bisedohej me serbët lokalë për integrimin e tyre pa e pastruar terrenin nga bandat kriminale të maskuara me petkun e politikës.

Sidoqoftë, në Veri është një paqe e brishtë dhe e përkohëshme, ku shqiptarët i ekzalton “çlirimi”, kurse serbët presin momentin e tyre. Euforia t’i lëbyrë sytë e besa t’i shurdhon edhe veshtë. Serbët lokalë e kanë mbështetjen e Serbisë, të Rusisë, të Evropës dhe të SHBA-së. Kosova nuk e ka përkrahjen e askujt për një Kosovë të paster etnikisht, pra për një Kosovë vetëm shqiptare. Është iluzore të mendohet se kjo gjendje do të mbahet gjatë. Zgjidhja për serbët do të vijë menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë dhe Serbi.

Bazuar në disponimin që po shfaqet e që mua më duket disponim euforik dhe jo i bazuar në rezultate reale, Albin Kurti dhe Vetëvendosje do t’i fitojnë zgjedhjet dhe do ta vazhdojnë qeverisjen e vendit. Për sa kohë nuk e di, por jam i sigurtë se pas ëndrrës së bukur do to vijë zhgenjimi. Atëherë Albin Kurti do të thotë: Unë bëra atë që munda, më shumë nuk mund të bëj! Tek atëherë ne do të kuptojmë dhe vlerësojmë se taktikat e Albinit i kanë bërë dobi a dëm Kosovës. Vendit i duhen strategjitë, jo taktikat.

Unë parasegjithash jam opinionist dhe më pelqen që gjerat t’i shoh me dyshim.

Si përfundim, mendoj se vendit perseri i duhet qeverisja nën drejtimin e Albin Kurtit, por një koalicion me një parti tjetër do të ishte më e dobishme për vendine madje edhe për vetë Albin Kurtin. Kosova duhet ta kalojë ngërqin me Serbinë dhe të zhvillohet më shumë ekonomikisht. Një zhvillim real, i dukshëm dhe jo i numrave to kontabilistëve!

Të ngjashme